English

Negociatat për Shqipërinë, Rama: BE nuk është gati për të bërë ”krushqi” me ne!

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kryeministri Edi Rama në foltoren e Parlamentit ka prekur temën e procesit të negociatave të Shqipërisë.

- Advertisement -

Rama ka deklaruar se procesi i hapjes së negociatave me Bashkimin Evropian është bërë më i vështirë, por ka theksuar se dhe Shqipëria është shumë më pranë nga çfarë ka qenë më parë për t’ju hapur negociatat.

“Sot cilido nga vendet që është në BE nuk do futej, sepse sot BE është në një debat të brendshëm, se nuk ka në konsideratë zgjerimin, por daljen nga një situatë që e ka vendosur BE-në në një pozitë të vështirë në raport me fuqitë e tjera. Shqipëria sot është pa diskutim shumë më gati për të hapur negociatat, siç kanë qenë të gjitha vendet e tjera për të hapur negociata. Procesi i hapjes së negociatave është bërë më shumë kërkues. Sot Shqipëria, në raport me kohën kur mori vendin kandidat është shumë më përpara. Shqipëria sot e ka nisur me procesin e një reforme në drejtësi, që asnjë nga vendet fqinjë nuk e ka bërë.

Rama moshapjen e negociatave për Shqipërinë e ka krahasuar dhe me ”muhabete krushqinjsh”. Sipas tij kushtet e Gjermanisë janë njëlloj si kur shkon për një krushqi dhe ata që të bëhet krushqia të vendosin kushte, dhe pasi i plotëson këto kushte, ata të vendosin kushte të reja.

Kryeministri sqaron se edhe BE-ja nuk është gati për hapjen e negociatave me Shqipërinë, dhe se një proces i tillë nuk ka lidhje me plotësimin ose jo të kushteve nga ne.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Altin Dumani paraqiti raportin e Prokurorisë së Posaçme, si e vlerësoni punën e SPAK për vitin 2023?
×