English

Hetohet për shpërdorim detyre, mbahet në GJKKO seanca për kryebashkiakun e Devollit

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Këtë të enjte u zhvillua seanca paraprake në GJKKO për kryetarin e Bashkisë Devoll Eduart Duro, i akuzuar për “shpërdorim detyre” nga Prokuroria e Posaçme.

- Advertisement -

Të gjithë të pandehurit, përmes avokatëve të tyre kanë kërkuar pushimin e çështjes, me argumentin se fakti penal nuk ekziston. Seanca u shty për të premten e ardhshme, datë 24 janar, ku avokati i Eduart Duros do paraqesë disa dokumente, e më pas Gjykata e Posaçme do shpallë vendimin për kalimin e dosjes për gjyq.

Hetimet për Duron u mbyllën një muaj më parë nga SPAK, ku kryebashkiaku socialist u mor i pandehur për akuzën “Shpërdorim detyre” për dhënien e lejes së një pike karburanti që ishte ndërtim pa leje.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?