English

“Nënë Tereza s’mundi t’i mposhte këto akuza”- Trump: Gjyqi ndaj meje i montuar

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ditën e sotme është zhvilluar seanca gjyqësore ndaj ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për ‘paratë e heshtura’.

- Advertisement -

Sipas mediave të huaja, Trump nuk foli më herët para apo gjatë seancës plenare, por pas përfundimit të gjyqit.

Gjatë fjalës së tij pas seancës gjyqësore Trump tha se gjyqi ndaj tij është i montuar politikisht, madje e krahason veten me humanisten shqiptare Nënë Tereza, kur thotë se nuk mundi t’i mposhtte këto akuza.

“Nënë Tereza nuk mundi t’i mposhte këto akuza,” thotë ai, duke pretenduar se gjyqi është i montuar, pa ofruar asnjë provë.

“Është një situatë shumë e turpshme”, tha më tej Trump.

Më pas ai kritikoi aktorin Robert De Niron për komentet e tij jashtë gjykatës ditën e djeshme.

Ai e përshkruan atë si një “budalla të thyer”.

De Niro tha se Trump “nuk duhet të lejohet” të jetë përsëri president i Shteteve të Bashkuara, pasi sipas tij, doli jashtë gjyqit të tij për ‘paratë e heshtura’ gjatë ditës së djeshme në Nju Jork.

Trump e mbyll fjalën e tij me një thirrje për zgjedhjet e 5 nëntorit, duke e cilësuar atë “ditën më të rëndësishme në historinë e vendit tonë”.

“Ndërkohë ky gjyq është i montuar, faleminderit”, përfundoi ai.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Euro 2024| A mendoni se Shqipëria do të mund ta kalojë grupin e “ferrit” në kampionatin Evropian?