English

Gazmend Koduzi: Numri 127 për të dyshuarit me COVID-19 ka kolapsuar

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Nënkryetari i Departamentit të Shëndetësisë në Partinë Demokratike, z. Gazmend Koduzi foli në një intervistë për Euronews Now rreth situatës shëndetësore referuar COVID-19 në vendin tonë.

- Advertisement -

Një ndër qëndrimet e PD së fundmi ka të bëjë me ndryshimin e sistemit të testimeve, për të cilin z. Koduzi u shpreh se vjen si rrjedhojë e OBSH-së që theksin kryesor e ka tek testimi.

Nisur nga kjo, z. Gazmend theksoi rëndësinë e kryerjes sa më shumë të testimeve, si e vetmja mënyrë në mbajtjen në kontroll të situatës.

“Bërja e testimeve për personat që dyshohen, do të ndihmojë në mbajtjen në kontroll të situatës, që të kemi mundësi të izolojmë personat e infektuar, të ndjekim personat e dyshuar apo të ekspozuar”, tha Z. Gazmend.

Ai shtoi se Maqedonia e Veriut krahasuar me Shqipërinë ka kryer tre herë më shumë testime.

“Krahasuar me Maqedoninë, Shqipëria ka bërë një test për 1378 banorë ndërkohë RMV ka kryer një test për 476 banorë, pra tre herë më shumë teste”, tha nënkryetari i Departamentit të Shëndetësisë në PD.

Sipas z. Koduzi, 127 duke qenë e vetmja portë për personat e dyshuar me COVID-19, ka kolapsuar.

“Ka persona që pas 3-4 ditësh që kanë thirrur 127 kanë shkuar vetë në Urgjencë. Nëse nuk kapet nga 127, nuk ka mundësi të merret tamponi, po nuk u mor tamponi, nuk bëhet analiza dhe si pasojë nuk kapet si rast dhe nëse nuk kapet rasti, epidemiologët nuk evidentojnë realisht personat që janë rrezikuar”, tha z. Gazmend.

Duke cituar “New England Journal of Medicine”, z. Koduzi tha se duhen bërë testime që të ndahen persona në grupe të infektuar, të dyshuar, të ekspozuar, që nuk janë ekspozuar dhe që e kanë kaluar. Sipas tij kjo mënyrë është rrugëdalja drejt fillimit të një jete normale.

Me anë të një grafike që tregojnë numrin e personave të prekur në vendin tonë, ai shpjegoi se në epidemi kulmi arrin kur numri i rasteve të reja fillon të bjerë. Sipas tij, në Shqipëri ky numër nuk ka rënë.

Pyetjes nëse Shqipëria i ka kapacitet për të bërë një testim masiv z. Koduzi u shpreh se i ka, por duhet dëshira dhe vullneti për t’i përdorur. Ai shtoi se krahasuar përsëri me Maqedoninë e Veriut, Shqipëria ka vetëm një pikë testimi, ndërsa RMV ka 12.

Duke ritheksuar rëndësinë e shtimit të numrit të testimit, ai shtoi se vdekshmëria e personave të cilët janë më COVID-19 është dyfish-trefish më e larta në rajon dhe kjo tregon se testimi bëhet vetëm ndaj atyre personave që kanë një pasqyrë të qartë klinike.

Etiketimet

spot_img

TË FUNDIT

spot_img

Sondazh

Kush mendoni se ishte fituesi i debatit të parë presidencial në SHBA?