English

Nënkryetari i PD, Bylykbashi: Prokuroria të zhvillojë hetim të krimeve zgjedhore

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Pas një takimi në Prokurorinë e Përgjithshme, dy drejtuesit e Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi dhe Ivi Kaso kërkuan që për krimet zgjedhore dhe parregullsitë gjatë fushatës elektorale të përfshihen edhe prokurorët e juridiksionit të përgjithshëm.

- Advertisement -

Sipas Oerd Bylykbashit, Prokuroria do duhet të ketë një plan të qartë dhe efikas për parandalimin e fenomeneve zgjedhore që janë vërejtur në proceset e mëparshme.

“Në kërkuam që Prokuroria të ketë një plan masash të qartë, të detajuar dhe pa vonesë në mënyrë që të kemi një veprim efikas. Jemi të qartë që kuadri ligjor i jep mundësi të mëdha sistemi të Prokurorisë për të goditur paraprakisht krimin zgjedhor”, tha nënkryetari i PD.

Ndërkaq, Bylykbashi komentoi edhe planin e masave të SPAK për zgjedhjet e 11 majit, duke theksuar se tashmë mund të konsiderohet shumë vonë për prezantimin e një platforme të tillë.

“Letra dhe deklarata i vlejnë askujt përderisa nuk ka veprim dhe efikasitet. Janë shumë vonë me faktin se kanë vite tashmë që kanë për kompetencë. Më shumë se kërcëllima e dhëmbëve, rëndësi kanë faktet. Sa persona shkojnë dhe dënohen për krim dhe korrupsion zgjedhor për shitblerjen e votës që ka filluar sot këtu dhe në diasporë”, shtoi Oerd Bylykbashi.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Donald Trump prezantoi kriptomonedhën duke rritur frikshëm pasurinë brenda natës! Çfarë mendoni për lëvizjen e tij?