Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, ka njoftuar se është nënshkruar një Memorandum Mirëkuptimi midis Ukrainës dhe Shqipërisë, pas një takimeve në Kiev me presidentin Volodymyr Zelenskyy, kryetarin e parlamentit Ruslan Stefanchuk, kryeministrin Denys Shmyhal, zv/kryeministren Olga Stefanishyna dhe ministrin e Jashtëm Andrii Sybiha.
Në deklaratën e tij, Hasani tha se gjatë takimit u shkëmbyen instrumentet e ratifikimit të Marrëveshjes së Miqësisë dhe Bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve dhe u nënshkrua Memorandumi i Mirëkuptimit, i cili fokusohet në bashkëpunimin për integrimin evropian të Ukrainës.
Ai theksoi se këto hapa përfaqësojnë një progres të rëndësishëm në forcimin e marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe Ukrainës, duke riafirmuar angazhimin për një partneritet të fortë dhe të qëndrueshëm.
“Shqipëria qëndron me vendosmëri me Ukrainën në rrugën e saj drejt paqes, sigurisë dhe të ardhmes evropiane,” përfundoi Hasani.
LEXONI GJITHASHTU:
- Pësoi dëme pas sulmit rus, inaugurohet ambasada e Shqipërisë në Ukrainë
- Pse ukrainasit kundërshtojnë uljen e moshës të rekrutimit?