English

Nëntë të infektuar me COVID-19, Kosova aplikon vendimet e para

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kosova po përballet me shtimin e rasteve të të infektuarve  me COVID-19.  Autoritetet shëndetësore në Kosovë raportojnë se janë shtuar katër raste të reja të infektuarish duke e çuar numrin total deri tani në nëntë persona.

- Advertisement -

Ditën e premte u raportuan rastet e para në Klinë dhe Viti, ndërsa të shtunën në mbrëmje dolën edhe rastet e reja në Komunën e Malishevës. Qeveria e  Kosovës me në krye Albin Kurtin ka alokuar një shumë monetare prej 10 milionë eurosh për t’i bërë ballë virusit që është përhapur pothuajse në të gjithë botën.

Gjithashtu qeveria e shtetit fqinj ka vendosur të shtyjë pagesat e kësteve të kredisë duke ecur paralelisht me aplikimin e masave të tjera.

Kryeministri Albin Kurti mbrëmjen e të dielës ka aprovuar kërkesën e ministrisë së Shëndetësisë  për shpalljen e gjendjes emergjente të shëndetit publik. Ai ka njoftuar se të gjitha institucionet e Qeverisë së Republikës së Kosovës duhet të veprojnë konfrom planit të reagimit kombëtar.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Euro 2024| A mendoni se Shqipëria do të mund ta kalojë grupin e “ferrit” në kampionatin Evropian?