Konferenca e Kryetarëve do të mblidhet mesditën e së martës për të caktuar datën e mbajtjes së raundit të katërt për zgjedhjen e presidentit të ri.
Konferenca do të mbahet në orën 14:00 në ambientet e Kryesisë së Kuvendit dhe vjen pas djegies së raundit të tretë.
Raundi i tretë u zhvillua sot në Kuvend, por sërish nuk u paraqit asnjë kandidaturë.
Në seancë nuk ishte i pranishëm grupi parlamentar demokrat, ndërsa në sallë ishin vetëm disa deputetë të tjerë të opozitës, mes tyre edhe mbështetës të kryetarit të PD-së, Sali Berisha.
Në dy raundet e fundit, do të mjaftojë një shumicë e thjeshtë prej 71 vota për zgjedhjen e Kreut të ri të Shtetit. Si mazhoranca edhe opozita, nuk kanë paraqitur asnjë emër si kandidat deri më tani.
Për paraqitjen e një kandidati zyrtar, nevojiten 20 firma deputetësh.
LEXONI GJITHASHTU
- Presidenti i ri në dorën e PS, digjet pa asnjë kandidat edhe raundi i tretë
- Balla: Në raundin e katërt, PS do propozojë kandidat për president
- Raundi i tretë për presidentin, palët nuk propozuan asnjë kandidat