English

Netanjahu konfirmon nisjen e ofensivës tokësore: Lufta në Gaza do jetë e gjatë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu në një deklaratë të shtunën bëri një paralele midis konfliktit me Hamasin dhe Luftës Arabo-Izraelite midis 1947 dhe 1949, e cila ndodhi kur Izraeli shpalli pavarësinë e tij.

- Advertisement -

“Lufta brenda Gazës do të jetë e gjatë. Kjo është lufta jonë e dytë për pavarësi. Ne do të shpëtojmë vendin tonë”, tha Netanyahu.

Ai tha se ushtarët dhe komandantët izraelitë “janë tani në Rripin e Gazës, ata janë të dislokuar kudo”.

Më herët gjatë ditës së sotme, presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, akuzoi Izraelin për krime lufte.

Kryeministri izraelit nuk e përmend emrin e tij, por u shpreh: “Mos na akuzoni për krime lufte. Nëse mendoni se mund t’i akuzoni ushtarët tanë për krime lufte, kjo është hipokrizi. Ne jemi ushtria më morale në botë”.

Ai theksoi se IDF po merr masa paraprake për të mbrojtur civilët dhe akuzoi Hamasin për kryerjen e krimeve kundër njerëzimit duke “përdorur civilët si mburoja njerëzore”.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

spot_img

TË FUNDIT

spot_img

Sondazh

Kush mendoni se ishte fituesi i debatit të parë presidencial në SHBA?