Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi në konferencën e sotme për shtyp se Izraeli do të vazhdojë të kryejë operacione tokësore në Rripin e Gazës derisa të përmbushen të gjitha objektivat.
“Ne do të vazhdojmë luftën derisa t’i arrijmë të gjitha qëllimet tona dhe nuk mund t’i arrijmë ato qëllime pa operacione tokësore. Nuk ka mënyra të tjera për t’i arritur këto qëllime përveç fitores dhe nuk ka rrugë tjetër për të fituar përveç një operacioni të suksesshëm tokësor”, tha Netanyahu, raporton CNN.
Ai përsëriti se qëllimet e Izraelit janë të lirojë pengjet, të zhdukë Hamasin dhe të parandalojë “mbretërimin e terrorit” në Gaza.
Ndërkohë, Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thanë se sulmet ajrore gjatë natës goditën tunele, qendra komanduese, depo municionesh dhe vendndodhje të tjera të lidhura me trupat terroriste në Rripin e Gazës.
LEXONI GJITHASHTU:
- Blinken: Izraeli e ka të qartë, duhet t’i mbrojë civilët në Gaza
- Arrihet marrëveshja, Hamasi pranon zgjatjen e armëpushimit në Gaza