English

Neuer rikthehet nga dëmtimi, 1 vit larg fushave, portieri do të luajë ndaj Darmstadt

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Afro 1 vit ka zgjatur pushimi për Manuel Neuer, i cili tanimë do të kthehet në fushën e lojës. Gardiani gjerman u dëmtua, teksa bënte ski, ndërsa tanimë është rikuperuar plotësisht dhe do të jetë grumbulluar me skuadrën në ndeshjen e radhës, atë ndaj Darmstadt.

- Advertisement -

37-vjeçari sipas informacioneve ka marrë konfirmimin nga trajneri Tuchel, me këtë të fundit që përgjatë ndeshjeve të fundit ka aktivizuar Sven Ulreich.

Rikthimi i Manuel Neuer është pritur me entuziazëm ku drejtuesit e klubit e kanë cilësuar një festë të veçantë. Këmba është rikuperuar 100%, ndërsa tanimë portieri gjerman nuk ndjen më dhimbje, por gjatë kësaj periudhe ka humbur vendin e titullarit si tek rekordmenët e Bundesligës ashtu dhe te kombëtarja e panzerave.

Të shtunën pas mesdite Bayerni do të ndeshet me Darmstadtin në shtëpi, përballje e cila cilësohet e lehtë për bavarezët. Miqtë renditen në vendin e 12-të, ndërsa në përballjen e fundit u mposhtën nga Leipzig. Në anën tjetër, Bayerni i Mynihut fitoi ndaj Mainzit, ndërsa kampionati udhëhiqet nga Leverkusen, teksa në vendin e dytë gjendet Stuttgart e më pas Bajern.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

spot_img

TË FUNDIT

spot_img

Sondazh

Kush mendoni se ishte fituesi i debatit të parë presidencial në SHBA?