English

Newcastle bllokon Trippier, Manchester United këmbëngul për Benzema

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Newcastle ka refuzuar një tjetër ofertë nga Bayerni i Mynihut në drejtim të mbrojtësit Kieran Trippier.

- Advertisement -

33-vjeçari ishte ndër lojtarët e preferuar të trajnerit Thomas Tuchel, ndërsa dëshironte ta kishte pjesë të skuadrës në Mynih.

Tratativat mes dy ekipeve vijojnë tashmë prej javësh, ku bavarezët ofruan së fundmi 15 milionë euro, shumë e cila nuk u mor aspak në konsideratë nga drejtuesit e klubit që financohet nga arabët.

Merkatoja ende nuk ka prodhuar transferimeve të jashtëzakonshme, ndërsa një emër që përflitet së tepërmi është ai i Benzema. Francezi është shumë pranë kalimit tek Manchester United, ndërsa sapo të zgjidhë çështjen me skuadrën e Al Ittihad, do t’i bashkohet djajve të kuq.

Ish-lojtari i Manchester United, i dëbuar nga Old Traford, Mason Greewood ka shprehur dëshirën për t’ju bashkuar Barcelonës. Futbollisti i cili aktualisht është pjesë e Getafes, i ka pohuar menaxherit të tij se një kalim në Barcelonë do të ishte plotësimi i ëndrrës. Skuadra në të cilën luan aktualisht sulmuesi kërkon 40 milionë euro, nëse një ekip shfaq interes ndaj tij. Duke parë kohën e mbetur deri në fund të merkatos, është e pamjaftueshme për të pasur një kalim të lojtarit, që me gjasë do të lëvizë në verë.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Euro 2024| A mendoni se Shqipëria do të mund ta kalojë grupin e “ferrit” në kampionatin Evropian?