English

Nga Vuçiç te Osmani dhe Begaj! Sa paguhen presidentët e Ballkanit?

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Pagat e politikanëve gjithnjë ngjallin interes. Këtë herë shumë media janë ndalur tek pagat e presidentëve të Ballkanit.

- Advertisement -

Referuar  të dhënave zyrtare nga kabinetet e presidentëve të vendeve të rajonit të Ballkanit dhe të dhënat e tjera publike pagën më të ulët e merr presidentja e Maqedonisë, Gordana Siljanovska-Davkova, rreth 1500 euro, kurse më të lartë presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj – 3,860 euro, të paktën kështu raportojnë disa nga mediat në Kosovë.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka rrogën prej 2.700 euro.

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka një pagë rreth 1800 euro në muaj, ndërsa presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev merr 3000 euro.

Presidenti malazez Jakov Milatoviç ka një pagë prej 2420 euro.

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviç merr një pagë prej 3,587.79 euro.

Anëtarët e Presidencës së Bosnjë-Hercegovinës (BiH), Zheljka Cvijanoviç, Denis Beqiroviç dhe Zheljko Komshiq, marrin pagë prej 2,920 euro, sipas të dhënave të tetorit të vitit 2023.

Ndërsa Presidentja sllovene Natasha Musar merr një pagë prej 3322 euro.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?