English

Nga xhamia në Prishtinë u përcollën mesazhe paqeje në botë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Besimtarët myslimanë në Kosovë sot festojnë Fiter Bajramin. Në mesazhin e tij për festën, myftiu i Kosovës, Naim Tërnava bëri thirrje për paqe në gjithë botën.

- Advertisement -

Ai tha se shumë vende janë në luftë dhe qytetarët e pafajshëm pësojnë më së shumti.

“Kur ne sot po festojmë të lirë Fiter Bajramin, kur ne po shijojmë mirësitë e kësaj feste, në shumë vende të botës, kemi konflikte, luftëra e gjakderdhje, ku popullata e pafajshme po përballet me padrejtësi, dëbime e vrasje e shkatërrime. Nuk është ky misioni i njeriut në këtë botë, nuk është ky misioni ynë në këtë jetë. Kështu nuk na mësojnë librat e Zotit, e nuk na kanë ligjëruar kështu as pejgamerët e tij,” – u shpreh Tërnava.

Ai u lut që në vatrat e luftës të vendoset paqe dhe qetësi.

Ky është Bajrami i parë në dy vite që besimtarët në Kosovë e shënuan pa masat kufizuese, që i ka imponuar pandemia e COVID-19.

 

LEXONI GJITHASHTU:

1 COMMENT

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?