Rritja e çmimeve është ngadalësuar në janar, me inflacionin që ka zbritur në nivelin 1.9%. Megjithatë, ushqimet dhe pijet nuk kanë ndjekur këtë ritëm dhe janë shitur në treg me çmim të shtrenjtë.
Inflacioni në muajin janar u ul në 1.9%, nga 2.1% që ishte në muajin dhjetor.
Edhe këtë fillim viti, një sërë artikujsh ushqimorë, si mishi e bulmetet, po ashtu edhe pijet dhe mobiljet, kanë rezultuar me një inflacion më të lartë se mesatarja.
Ndërkohë, me normë negative janë reflektuar çmimet në sektorin e transportit, tek riparimi apo blerja e makinave.
Në raport me janarin e vitit 2024, inflacioni është ulur ndjeshëm nga 3.4% në 1.9%, ndikuar edhe nga stabiliteti i çmimeve në Europë, nga ku importojmë sasi të mëdha mallrash.
Në vendin tonë, kjo qëndrueshmëri nuk perceptohet njëlloj tek konsumatorët, pasi të dhënat tregojnë se 40% e të ardhurave familjare shkojnë vetëm për ushqime. Dhe nëse bashkohen edhe shpenzimet e tjera mujore, kursimet në fund të muajit janë të papërfillshme.
LEXONI GJITHASHTU:
- Raporti i FMN: Shqipërisë i nevojiten reforma strukturore
- FMN i sugjeron qeverisë shqiptare reformë pensionesh: Popullsia po plaket