English

Ngjarja te pallati në “Astir”, ndalohet 36-vjeçari me precedent penal

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Si rezultat i hetimeve intensive, bazuar dhe në informacionet e marra falë inteligjencës policore, efektivët e Policisë së Tiranës kanë ndaluar shtetasin Ermal Binjaku, 36 vjeç, banues në Tiranë, me precedent të mëparshëm penal.

- Advertisement -

“Ndalimi i tij u bë pasi në bashkëpunim me shtetas të tjerë të shpallur në kërkim, kanë mbajtur të mbyllur shtetasen 21-vjeçare, S. Q., në një apartament me datë 09.01.2025, në “Astir”, thuhet në njoftimin e policisë.

Vijon puna për kapjen e shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim ndërsa vijojnë hetimet në bashkëpunim me Prokurorinë, për dokumentimin e plotë ligjor dhe identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë përfshirë në ngjarjen e 9 janarit 2025.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për veprime të mëtejshme.

Kujtojmë që në deklaratën para Oficerit të Policisë Gjyqësore, 21-vjeçarja u shpreh se të rinjtë kishin qëndruar së bashku në dy apartamente të marrë me qira nga një djalë me të cilin ajo frekuentohej.

Të gjashtë personat kishin qëndruar së bashku duke filluar nga mbrëmja e së mërkurës deri në mesditën e së enjtes, kohë që dyshohet se kanë konsumuar dhe lëndë narkotike.

Sipas burimeve, mëngjesin e së enjtes pesë personat e tjerë kishin zbritur për të konsumuar kafe, duke e lënë 21-vjeçaren në gjumë.

Kur ajo u zgjua, gjeti në apartament dy armë dhe një jelek antiplumb, çka e frikësoi rëndë dhe shkaktoi panik. E reja filloi të shfaqte paranoja dhe të ulërinte, gjë që tërhoqi vëmendjen e banorëve të pallatit.

Pas kësaj, ajo telefonoi nënën e saj, duke pretenduar se ishte mbajtur peng dhe ishte dhunuar gjatë gjithë natës nga disa persona.

Familjarët e saj, të shqetësuar nga kjo thirrje, njoftuan Policinë e Shtetit, duke raportuar se vajza e tyre ishte rrëmbyer nga persona të armatosur dhe të rrezikshëm.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?