English

Ngjarje e rëndë në Ferizaj, polici vret dasmorin në parkimin e lokalit

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Një zyrtar policor është arrestuar, pasi dyshohet se vrau një person në Ferizaj mbrëmjen e 16 gushtit.

- Advertisement -

Më vonë është arrestuar edhe një i dyshuar tjetër për bashkëkryerje të veprës penale “vrasje e rëndë”, bëri të ditur Inspektorati Policor i Kosovës.

Nga Policia e Kosovës thanë se një burrë u vra në parkingun e një salle dasmash në fshatin Bibaj të Ferizajt. Viktima, sipas Prokurorisë në Ferizaj, ishte në moshë të shtyrë.

Ngjarja, sipas policisë, ndodhi në orën 19:25.

“Sipas informacioneve fillestare, i dyshuari për kryerjen e kësaj vrasjeje është një zyrtar policor i cili është arrestuar”, tha Qazim Reka nga Policia e Kosovës.

“Në lidhje me rastin janë informuar Prokuroria Themelore e Ferizajt dhe Inspektorati Policor”, tha Reka.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?