English

Ngordhin 498 mijë shpendë nga gripi, shfaroset 5% e pulave në vend

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

498 mijë pula kanë ngordhur nga gripi i shpendëve deri më tani. Pjesa më e madhe e tyre u infektuan dhe ngordhën gjatë muajit mars, në pularitë e mëdha të Durrësit, që furnizojnë tregun me mish dhe me vezë.

- Advertisement -

Gripi i shpendëve është përhapur në disa prej pularive të vendit. Prej afro një muaji që nga zbulimi i rastit të parë të influencës aviare, një pjesë kapanoneve me pula janë izoluar dhe sipas shifrave zyrtare, deri më tani kanë ngordhur 498 mijë pula.

Ministria e Bujqësisë ka dalë me një deklaratë, ku bën me dije se pulat e ngordhura tashmë janë asgjësuar përmes procesit të groposjes dhe djegies.

Por në zinxhirin e prodhimit, janë asgjësuar edhe 975 mijë vezë, të cilat ndodheshin në pularitë e infektuara.

Vatra e parë me gripin e shpendëve u njoftua nga Ministria e Bujqësisë më 3 mars në Rrashbull të Durrësit.

Shifrat tregojnë se Shqipëria ka humbur 5% të numrit të pulave që mbarështohen në vend. Rreth 5 milionë pula janë regjistruar në cenuesin e fundit të Ministrisë së Bujqësisë, ndërsa prodhimi vjetor i vezëve arrin në 860 milionë kokrra.

Epidemia e influencës aviare ka ndikuar në çmimet e tregut, por nuk ka dhënë ndikim të fortë në furnizimin e tij. Konsumatori nuk është prekur nga ky virus, dhe nuk rrezikohet, nëse mishi dhe vezët gatuhen në temperaturë mbi 70 gradë Celsius.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?