English

Ngrirja e qirave, Rama: Opozita kërkon të nxisë rrëmujë si në 1997

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kryeministri, Edi Rama ka mbështetur vendimin për të ngrirë pagesën e qirave gjatë panedimisë, të kundërshtuar nga opozita se po nxit konflikt social, duke bërë të ditur se vendime të ngjashme kanë marrë Gjermania dhe Franca. Z. Rama shkruan se opozita po synon të nxirë mllef mes qytetarëve dhe qeverisë dhe po kërkon të shkatërrojë Arkën e Shtetit, për të nxitur një situatë të ngjashme me atë të vitit 1997.

- Advertisement -

Statusi Ramës:

“Honxhobonxhoja është dikush që jo vetëm nuk ndryshon mendim përballë faktit, po nuk ndryshon as argument”, thotë një fjalë e mençur. Dhe meqë këta honxhobonxhot opopopozitarë vazhdojnë merren me qeverinë, sepse duan të vrasin me një gur dy zogj, duke synuar nga një anë të nxisin mllef e përçarje mes popullit e qeverisë që po luftojnë së bashku, e nga ana tjetër të shkatërrojnë arkën e shtetit për të nxitur rrëmuja më pas si në 97-ën, po j(u) se kush tjetër ka bërë fiks të njëjtën gjë si ne për qeratë (meqë honxhobonxhot thonë askush në botë nuk e bën kurrë këtë lemeri):

Gjermania – mospërmbushja e detyrimit kontraktor të pagimit të qerasë që rrjedh nga një kontratë qerasë, nuk përbën shkak për qeradhënësin të zgjidhë kontratën. pamundësia e përmbushjes së detyrimit të pagesës së qerasë për periudhën 1 prill 2020 – 30 qershor 2020 lidhet me gjendjen e shkaktuar nga COVID-19. ky parashikim nuk mund te interpretohet ne dëm të pronarit.

Franca – nuk mund të ndëshkohen me penalitete financiare, kamatvonesa, dëmshpërblime, zbatimin e klauzolës së përfundimit të kontratës, apo zbatimin e çdo klauzole penale apo që aktivizon garancitë, për shkak të mospagimit të qerasë ose të tarifave të qerasë, lidhur me ambientet profesionale dhe tregtare, pavarësisht nga dispozitat kontraktuale dhe atyre të percaktuara nga kodi tregtar. kjo dispozitë zbatohet mbi qeratë, pagesa e të cilave duhej bërë nga 12 marsi 2020 deri në një afat prej 2 muajsh nga data e përfundimit të gjendjes së urgjencës shëndetësore.

E pra balona tabake që ne quajmë gabimisht opozitë, ta harrojë se i bën dot Shqipërisë atë që as armiku i padukshëm nuk ka për t’ia bërë dot, sepse koha kur ky vend u katandis në balonë tauke nga këta honxhobonxho ka vdekur dhe nuk kthehet më! Shumë shpejt do ju informoj për aktet zbatuese të aktit normativ mbi qiratë dhe njerëzit më në hall do të shohin, edhe njëherë në tërësi dhe edhe më qartë për qiratë në veçanti, se unë dhe kjo qeveri, jemi me ta dhe për ta deri në fund.

Lexoni gjithashtu:

Reagon Basha: Kryeministri ka vetëm merakun e oligarkëve

Akti normativ për shtyrjen e qirave, kushtet që duhen dhe kategoritë që përfitojnë

Etiketimet

spot_img

TË FUNDIT

spot_img

Sondazh

Kush mendoni se ishte fituesi i debatit të parë presidencial në SHBA?