English

“Ngritën kartonin jeshil lart me kokën poshtë”-Rama: Çfarë mesazhi jep coptimi i PD

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kryeministri Edi Rama është shprehur se coptimi i Partisë Demokratike, që sipas tij do të vijojë edhe më tej, ka dhënë mesazhin te PS se kjo forcë politike duhet të bashkojë sa më shumë njerëz të zakonshëm, për të mos përfunduar në atë gjendje.

- Advertisement -

Komentet Rama i bëri gjatë fjalës së tij në Asamblenë e PS-së në Shkodër, ku tha se ishte vullneti i PS që u realizua Reforma në Drejtësi.

Ai shtoi se opozita nuk e ka dashur këtë reformë dhe e votuan nga halli, ku sipas tij, teksa ngrinin kartonin jeshil, mbanin kokën poshtë.

“Kjo është nga ato gjëra që nuk e bën dot asnjë forcë e jashtme. Se thonë jo e bëri Amerika. Amerika këtu ishte që në 1991 dhe BE po ashtu dhe kanë dashur patjetër që të ndodhë kjo, por që ta bësh duhet të kesh forcën që ta bësh.

Nuk është një ndryshim që sillet me aeroplan, kjo bëhet vetëm që një forcë politike të ketë dëshirën për ta bërë. Por duhej edhe mbështetja e tyre, që të ndodhte ajo që ndodhi, kur duheshin 94 vota për të bërë ndryshimet kushtetuese.

Unë nuk kam qenë në Parlament shumë mandate si Klosi, por unë nuk kam parë herë tjetër deputetë që të ngrenë kartonin jeshil lart dhe ta mbajnë kokën poshtë, përveçse në atë rast, që e votuan reformën në drejtësi, duke kërcyer si prifti dhe hoxha bashkë nga belaja.

Nëse sot shohim atë që shohim ky është rezultat i angazhimit që kemi marrë ne para njerëzve, rezultat i ekzistencës së PS në krye të punëve të këtij vendi dhe asgjëje tjetër. Nuk është e gëzueshme kur ti je i detyruar të shohësh gjëra që nuk doje t’i shihje, kur shikon bashkëpunëtorë të përfundojnë në dyert e drejtësisë. Por kjo është heqja e duarve nga sistemi i drejtësisë.

Ajo që po ndodh me atë partinë tjetër që është ndarë në copa dhe që do ndahet edhe më shumë, neve na jep një mesazh shumë të qartë, që ne duhet të kujdesemi që të bashkojmë sa më shumë njerëzit e zakonshëm. Shkodra është shembulli sesi ndarja nga lartë poshtë, me këmbëngulje e njerëzve të zakonshëm dhe vendosja e barrikadave në çdo lagje duke i ndarë njerëzit në ‘tanët dhe të tyre’ është komplet në dëm të tyre”, është shprehur Rama.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?