Kryetarja e Parlamentit, Lindita Nikolla ka uruar përmes një postimi eurodeputetin McAllister për rizgjedhjen e tij si Kryetar i Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian.
Nikolla u shpreh se do të vijohet bashkëpunimi për përshpejtimin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.
McAllister, i cili ishte kandidati i vetëm për këtë post, i cili u zgjodh në mënyrë unanime më 23 korrik.
“Urime eurodeputetit David Mcallister, për rizgjedhjen Kryetar i Komisionit për Politikë të Jashtme të Parlamentit Europian. Presim të vijojmë bashkëpunimin me Kuvendin për përshpejtimin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE.”- shkruan Nikolla.
Kujtojmë që javën e kaluar, edhe Roberta Metsola, u rizgjodh si kryetare e Parlamentit Evropian për një mandat prej dy vjetësh e gjysmë.
Kjo është përbërja e dhjetë e Parlamentit Evropian, i cili ka 720 ulëse apo 15 më shumë se përbërja e kaluar.
Pesëdhjetë e katër për qind janë deputetë të rinj dhe 39 për qind e përbërjes së PE-së janë gra.