Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka njoftuar se, për të përmirësuar sigurinë rrugore dhe për të lehtësuar qarkullimin, janë ndërmarrë masa të reja për të liruar hapësirat e zëna nga parkimet e gabuara.
Në këtë kuadër, automjetet që parkojnë në korsitë e dedikuara për transportin publik, korsitë e emergjencës dhe vendkalimet për këmbësorë do të spostohen dhe zhvendosen në komisariatin e Policisë Rrugore të Tiranës.
Sipas Policisë Rrugore ky aksion u ndërmorr pasi këto parkime pengojnë lëvizjen e automjeteve dhe behen shkak për bllokime në trafik.
Policia Rrugore apelon për një përdorim të kujdesshëm të rrugëve nga drejtuesit e mjeteve, duke respektuar sinjalistikën për të shmangur penalitetet dhe masat ligjore.
Po ashtu, qytetarët janë ftuar të raportojnë shkeljet që mund të dëmtojnë sigurinë dhe rrjedhshmërinë e qarkullimit.
LEXONI GJITHASHTU:
- Arrestohen dy persona për vjedhje në Tiranë, u sekuestrohen armë dhe paisje policore
- Trafikonin kokainë me vlerë 810 mijë euro, Gjykata e Vlorës lë në burg 2 autorët