English

Nis beteja SHBA-Gjermani për kompaninë që po studion vaksinën e COVID-19

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Shtetet e Bashkuara të Amerikës po përpiqen të joshin kompaninë gjermane, e cila po përpiqet të gjej vaksinën kundër sëmundjes infektive që ka gjunjëzuar para vetes shtete e territore të shumta të botës, që hulumtimet e saj ti transferojë në SHBA.

- Advertisement -

Kjo ka ngjallur kritika të shumta nga politikanët gjerman të cilët insistojnë se as një vend nuk duhet të kthejë në monopol vaksinat që do të krijohen në të ardhmen.

Burime qeveritare gjermane, thanë për agjencinë e lajmeve reuters këtë të dielë, se administrata e Shteteve të Bashkuara, po kerkonte për mënyra se si të gjenin shteg tek vaksina që me shumë gjasa do të zhvillohet nga kompania gjermane, CureVac.

Më parë, gazeta gjermane Welt am Sonntag raportoi se Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, kishte ofruar një shumë të majme për të joshur CureVac dhe për ti tërhequr ata drejt Shteteve të Bashkuara, ndërsa qeveria gjermane po përgjigjej me kundër-oferta për ta bindur atë të qëndronte në territorin gjerman.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Euro 2024| A mendoni se Shqipëria do të mund ta kalojë grupin e “ferrit” në kampionatin Evropian?