English

Nis Lungomare 2, projekti kushton 17.2 milionë euro dhe mbështetet nga fondet e BE-së

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ka nisur faza e dytë e punimeve për shëtitoren bregdetare të Vlorës të njohur me emrin Lungomare.

- Advertisement -

Gjatë vjeshtës IKMT-ja ka zhvilluar aksione për shembjen e ndërtesave përgjatë distancës nga fundi i aksit të përfunduar gjatë fazës së parë e deri në qytezën e Orikumit në jug të Vlorës.

Projekti llogaritet të kushtojë rreth 17.2 milionë euro dhe do të realizohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit me bashkëfinancim të Bashkimit Europian.

Projekti konsiderohet si ndër më të rëndësishmit për qytetin e Vlorës i cili çdo vit pret një numër të madh turistësh nga vendi dhe bota.

Pas nisjes së punimeve në Lungomare ka reaguar edhe vetë Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Me anë të një statusi në rrjetin social ‘Facebook”, shefi i qeverisë shqiptare e cilëson projektin e ri si spektakolar, që sipas tij, pritet të shndërrojë Vlorën në një qytet turistik.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?