English

Nis në Apelin e Posaçëm seanca për Fredi Belerin, caktohen avokatët kryesisht

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Nis në Apelin e Posaçëm seanca për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri. Beleri kërkon pafajësi në Apel, duke kundërshtuar dënimin me 2 vite burg nga shkalla e parë.

- Advertisement -

Trupa gjykuese e përbërë nga Daniela Shirka, Ilirjana Olldashi dhe Dhimitër Lara do të shqyrtojë kërkesën e Fredi Belerit ditën e sotme.

Togat e zeza pritet të marrin vendimmarrje nëse do e lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë apo nëse do shpallin pafajësinë.

“Kjo gjykatë pasi u njoh me prezencën e palëve, vlerëson të legjitimojë si përfaqësuese të Belerit, Herakli Koçi. Gjykata vlerëson te legjitimojë si avokate të Belerit, Klodjana Gjyzarin, dhe Pranverën si kryesisht”, tha Kryesuesja e seances Daniela Shirka.

Të pranishëm në sallë janë Fredi Beleri, Pandeli Kokaveshi, ambasadorja greke, Vangjel Dule si dhe familjarë e simpatizantë të kryebashkiakut të zgjedhur.

Kujtojmë se Beleri qëndron në burg që prej 12 majit të 2023, 2 ditë para zgjedhjeve. Ai arriti të fitonte zgjedhjet por ende nuk lejuar të kryejë betimin si kryebashkiak.

Gjithashtu Beleri u zgjodh eurodeputet përkrah 7 deputetëve të tjerë të zgjedhur nga partia Demokracia e Re dhe kryeministrit Mitsotakis, për të koordinuar veprimtarinë për Parlamentin Europian.

Në një intervistë telefonike në “Now me Erla Mëhillin” ditën e djeshme, Beleri tha se nëse Apeli do i jepte pafajësi, mes detyrës si eurodeputet dhe asaj si kryebashkiak, do të zgjidhte ti shërbente Himarës.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

spot_img

TË FUNDIT

spot_img

Sondazh

Kush mendoni se ishte fituesi i debatit të parë presidencial në SHBA?