Një ceremoni varrimi ka filluar të enjten në Teheran për Ismail Haniyehun, liderin politik të grupit ekstremist palestinez të mbështetur nga Irani, Hamas, i cili është shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.
Irani ka thënë se Haniyeh, 62 vjeç, u vra më 31 korrik në Teheran nga një sulm ajror, për të cilin e ka akuzuar Izraelin. Ky sulm ka ngjallur frikë për një luftë të gjerë në Lindjen e Mesme.
Lideri suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, i udhëhoqi lutjet për Haniyehun, ndërsa në qendër të Teheranit u mblodhën turma njerëzish duke bartur në duar portrete të Haniyehut dhe flamuj palestinezë.
Haniyeh pritet të varroset të enjten vonë në kryeqytetin e Katarit, Doha.
Qindra, mijëra njerëz kanë dalë në rrugët e qytetit për të nderuar liderin politik të Hamasit.
Udhëheqësi suprem i Iranit Ayatollah Ali Khamenei do të kryejë lutjet për Haniyeh sot, sipas mediave shtetërore iraniane, dhe vendi ka shpallur tri ditë zie publike.
LEXONI GJITHASHTU:
- Kush është Ismail Haniyeh, njeriu që drejton Hamasin nga luksi i Katarit
- Media e Hamasit: Djemtë e liderit Ismail Haniyeh u vranë gjatë vizitave për Bajram