English

Nis shpërndarja e 500 milionë lekëve për fermerët: Si të aplikoni

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa
Duke nisur nga 1 tetori, fermerët shqiptarë mund të aplikojnë për fonde që do të mbështesin deri në gjysmën e vlerës së investimit të tyre në bujqësi dhe blegtori.
Me rishikimin e buxhetit, janë alokuar 500 milionë lekë (rreth 5 milionë euro) për investime në sektorët e serave, stallave dhe makinerive bujqësore.
Fermerët që kanë një nipt apo grupe fermerësh mund të aplikojnë për të përfituar nga skema kombëtare e investimeve në bujqësi.
Skema do të jetë përgjatë 5 javëve e hapur për të gjithë përfituesit nga veriu në jug, nga lindja në perëndim dhe për këtë do të nis një komunikim i drejtëpërdrejt intensiv në 12 qarqet e vendit.
Ndërkohë, pikat agro janë aty për të dhënë të gjitha shpjegimet e duhura për të gjithë pyetjet e fermerëve.
Kushtet e përfitimit:
  • Investimet në stalla: Gjysma e kostos së investimeve për stallat e kafshëve dhe rritjen e stabilimenteve do të mbulohet nga shteti, por maksimumi që mund të përfitohet është 15 milionë lekë për subjekt. Për të përfituar, fermerët duhet të kenë:
    • Mbi 10 lopë,
    • Mbi 100 krerë të imta,
    • Ose mbi 10,000 shpendë.
  • Pajisjet bujqësore: Do të jepen deri në 5 milionë lekë si grant për fermat bujqësore dhe blegtorale.
  • Peshkimi: Do të përfitojë grante deri në 20 milionë lekë.

Procesi i financimit:

- Advertisement -
  • 30% e fondit për investim do të jepet paraprakisht.
  • Nëse fondi prej 500 milionë lekësh nuk përthithet plotësisht nga fermerët brenda vitit 2024, ai do të rialokohet për përdorim në vitin pasardhës.

Kjo iniciativë synon të nxisë investimet në bujqësi, blegtori dhe sektorin e peshkimit, duke përmirësuar kapacitetet prodhuese dhe teknologjike të fermerëve në vend.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Çfarë mendimi keni për sulmet me bomba molotov ndaj institucioneve në protestën e opozitës?