English

Nis sot zyrtarisht procesi për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ditën e sotme Konferenca e Kryetarëve do të nisë zyrtarisht procesin për zgjedhjen e presidentit të ri. Konferenca e krerëve të grupeve parlamentare do mblidhet në orën 12:30.

- Advertisement -

Përfaqësuesit e mazhorancës dhe opozitës do të përcaktojnë datën e parë të votimit për presidentin e ri.

Procesi duhet të kishte nisur më 4 maj, por u shty pasi kreu i grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj kërkoi më shumë kohë për procedurat.

Brenda Partisë Demokratike ka pasur debate në lidhje me pjesëmarrjen apo jo në procesin e zgjedhjes së presidentit të ri.

Komisioni i Rithemelimit miratoi një rezolutë më 6 maj, sipas së cilës kreu i ri i shtetit nuk duhet të zgjidhet bashkë me votat e Partisë Socialiste.

Nga ana tjetër, Alibeaj ka publikuar një dokument ku janë vendosur disa kritere të cilat duhet t’i ketë kandidati për president.

LEXONI GJITHASHTU

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Kush mendoni se mund ta marrë drejtimin e Rithemelimit nëse Berishës i caktohet masa “Arrest në shtëpi”?
×