English

Nis testi i së vërtetës, kandidatët për kreun e Byrosë së Hetimi para poligrafit

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Testi i poligrafit apo siç njihet ndryshe testi i së vërtetës u aplikua sot për herë të parë në Shqipëri me 2 prej kandidatëve për postin e drejtuesit të Byrosë Kombëtare të Hetimit, Lindita Nushi dhe Gentian Shehaj.

- Advertisement -

Pesë ekspertë të trajnuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të testojnë në ditët në vijim edhe 6 kandidatët e tjerë që janë kualifikuar për në fazën finale nga SPAK.

Poligrafi do të ndihmojë komisionin të krijojë bindjen për të zgjedhur kandidatin më të mirë, ndërsa testi zhvillohet në mjediset e zyrave qendrore të Operacionit Forca e Ligjit.

Gjatë ceremonisë për certifikimin e ekspertëve shqiptarë që do të kryejnë testin e së vërtetës në fillim të shkurtit, ambasadorja e SHBA, Yuri Kim tha se kjo pajisje është një ndihmë e madhe në luftën kundër korrupsionit.

“Do ta cilësoja një gur kilometrik. Përparimi i reformës në drejtësi është një nga elementët e rëndësishëm për të ardhmen. Shqipëria ka ligjin e ri për SPAK-un që kërkon që anëtarët e BKH t’i nënshtrohen testit të poligrafit. Këta ekzaminues do të sigurojnë aftësi për të zbatuar në bazë të ligjit të ri të SPAK.  Ata janë një tjetër armë në arsenalin e Shqipërisë për të luftuar korrupsionin dhe për të zbatuar shtetin ligjor”, – tha Yuri Kim, ambasadore e SHBA-së.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?