English

Nisin lundrimet e dyfishta, nga e enjtja tragetet Durrës-Bari do jenë vajtje-ardhje

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Të enjten tragetet e linjës Durrës-Bari dhe anasjelltas nisin lundrimet e dyfishta për të përballuar fluksin e pasagjerëve.

- Advertisement -

7000 udhëtarë pritet të mbërrijnë mesatarisht në ditë në portin më të madh në vend.

Për të përpunuar në kohë rekord pasagjerët dhe mjetet, është rritur ndjeshëm numri i sporteleve në terminalin e trageteve.

Sipas të dhënave nga Autoriteti Portual, gjatë 6-mujorit të parë të këtij viti kanë udhëtuar përmes portit të Durrësit mbi 240 mijë pasagjerë, ndërsa janë transportuar në rrugë detare 507,195 tonë mallra me kamionë dhe trajlera.

Gjatë muajit qershor transporti i udhëtarëve me tragetet e linjave të Barit dhe Ankonës u rrit me 13%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Statistikat tregojnë se janë përpunuar rreth 50,000 udhëtarë dhe 18,670 automjete në hyrje-dalje.

LEXONI GJITHASHTU: 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

spot_img

Sondazh

Euro 2024| A mendoni se Shqipëria do të mund ta kalojë grupin e “ferrit” në kampionatin Evropian?