English

Nisin përplasjet PS-PD për reformën zgjedhore, mund të kërkohet mendim nga ODIHR

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

15 shkurti është afati i përcaktuar nga Këshilli Politik i reformës zgjedhore për hartimin e ndryshimeve ligjore për sa i përket financimit të partive. Palët janë ende me qëndrime të ndryshme dhe me shumë mundësi mund  të kërkohet mendim nga ODIHR.

- Advertisement -

Ekspertët pranë Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore kanë hartuar disa ndryshime për sa i përket financimit të partive ku në thelb kanë lënë financimin miks, si nga fondet publike ashtu edhe nga fondet private.

Në draftin e tyre ekspertët propozonin disa masa shtrënguese për kompanitë që financon kandidat apo fushata partish, duke i përjashtuar ato nga tenderët publik për një afat 3 vjeçar për prokurimet me vlerë mbi 10 milion lekë.

Partia Demokratike nga ana e saj ka pas një qëndrim tërësisht të ndryshëm. Financimi I partive të bëhet 100% nga buxheti i shtetit nën argumentin se kjo formulë do të mbajë jashtë zgjedhjeve paratë e pista. Në draftin e hartuar nga ekspertët e opozitës jo parlamentare ky propozim shkonte deri në kriminalizimin e financimit të partive.

Por, gjithçka duket se do të ndryshojë nga këshilli politik, pasi palët janë angazhuar për gjetjen e një darkodësie për këtë çështje ku në lojë pritet të futet edhe OSBE-ODIHR me opinionet e tij.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Euro 2024| A mendoni se Shqipëria do të mund ta kalojë grupin e “ferrit” në kampionatin Evropian?