Kuvendi ka shënuar këtë të hënë nisjen e punimeve të sesionit të tetë parlamentar dhe të fundit të legjislaturës së 10 të Kuvendit.
Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali mbajti fjalën e saj në foltore ku tha se vota e diasporës është një nga arritjet më të shënuara të legjislaturës që po mbyllet.
“Fillojmë sot punimet e sesionit të tetë parlamentar dhe të fundit i legjislaturës së 10 të Kuvendit. Pas më pak se 4 muajsh puna jonë do gjykohet nga populli shqiptar këtu në Shqipëri dhe në diasporë.
Ndryshimi i legjislaturës dhe krijimi i mundësisë që shqiptarët e diasporës të votojnë është një nga arritjet më të shënuara të legjislaturës që po mbyllet”, u shpreh ajo.