English

Nisin sot aplikimet për Lotarinë Amerikane, mësoni çfarë duhet të keni parasysh

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Duke filluar që nga dita e sotme, në orën 18:00, të gjithë qytetarët shqiptarë në Shqipëri kanë të drejtë të aplikojnë për Lotarinë Amerikane. Sipas një njoftimi të Ambasadës Amerikane në rrjetin social Facebook, regjistrimet për Lotarinë do të zgjasin deri në orën 17:00 të datës 5 nëntor.

- Advertisement -

 

Ambasada Amerikane në faqen e vet zyrtare, i tërheq vëmendjen të gjithë qytetarëve që të lexojnë me kujdes këshillat që ata japin përpara se të nisin aplikimet.

“Bëni kujdes nga mashtrimet. Disa faqe interneti apo emaile përpiqen t’ju mashtrojnë duke u paraqitur si faqe zyrtare të qeverisë së Shteteve të Bashkuara”, shkruan Ambasada Amerikane.

Gjithashtu, Ambasada tregon që aplikimi për Lotarinë Amerikane mund të bëhet edhe online. Ky shërbim është i thjeshtë dhe falas.

Pas përfundimit të aplikimit për Lotarinë Amerikane, përgjigjet do të dalin duke filluar nga data 5 maj e vitit 2020.

Shqiptarët renditen ndër të parët në Evropë, për sa i përket aplikimit të Lotarisë Amerikane dhe kjo vihet re edhe në të dhënat që publikon Departamenti i Shtetit Amerikan.

Po t’i hedhim një sy këtyre të dhënave, 3603 shqiptarë kanë fituar lotarinë nga aplikimet që u bënë për vitin 2018-2019, ndërsa 5 vitet e fundit lotarinë amerikane e kanë fituar 17,840 shqiptarë.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Çfarë mendimi keni për sulmet me bomba molotov ndaj institucioneve në protestën e opozitës?