English

Nisja e hetimeve ndaj gruas, kryeministri i Spanjës tërhiqet nga dorëheqja

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Pedro Sánchez, kryeministri i Spanjës, ka njoftuar se do të qëndrojë në detyrën e tij.

- Advertisement -

Vendimi i tij vjen disa ditë pasi lideri spanjoll njoftoi papritur se po konsideronte dorëheqjen nga detyra, pasi një gjykatë e Madridit tha se kishte hapur një hetim ndaj gruas së tij, Begoña Gómez, për korrupsion.

Në një fjalim dramatik mëngjesin e kësaj të hëne, Sánchez tha se vendosi të qëndrojë si kryeministër dhe bëri thirrje për një reflektim kolektiv.

Ai i bëri thirrje shoqërisë spanjolle që të bëhet shembull dhe frymëzim për botën.

“Kam vendosur të vazhdoj me më shumë forcë,” tha Sánchez në një fjalim drejtuar kombit, ku ai dënoi sulmet ndaj familjes së tij.

“T’i japim fund këtij llumi”, shtoi Sanchez duke iu referuar elementëve me lidhje me të djathtën ekstreme që inciuan nisjen e hetimeve.

Hetimi gjyqësor për gruan e Sánchez nisi pas një kallëzimi nga grupi “Duart e pastra”, kreu i të cilit ka lidhje me të djathtën ekstreme.

Grupi pretendoi se Gomez përdori ndikimin e saj si gruaja e kryeministrit për të siguruar sponsorë për një kurs master në universitetin që ajo drejtonte.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Euro 2024| A mendoni se Shqipëria do të mund ta kalojë grupin e “ferrit” në kampionatin Evropian?