Një ajsberg është shkëputur nga Antarktida Lindore. Lajmi është bërë i ditur nga Programi i Unionit Evropian për Vëzhgimin e Tokës, ku përmes një njoftimi në Twitter, ka treguar se një ajsberg i masës 1582km² është shkëputur nga zona akullnajore e quajur Amery.
?The new D28 Iceberg (five times the area of Malta ?? or ~1582km²) just calved away from Amery ice shelf ??#Antarctica
?Before (20/09) and after (25/09) #Sentinel1?️?? captures processed by @StefLhermitte pic.twitter.com/4uN3Ce6E9D— Copernicus EU (@CopernicusEU) September 30, 2019
Ajsbergu është quajtur D28 dhe shkencëtarët raportojnë se shkëputja e këtij masivi akulli ishte parashikuar që do të ndodhte që gati dy dekada më parë.
Ajsbergu D28 ka formën e një ”dhëmbi” sipas studiuesve dhe është 209.7 metra i trashë dhe përmban 347 miliardë tonë akull. Gjithashtu, për ajsbergun D28 tregojnë se është 5 herë më i madh se sipërfaqja e ishullit të Maltës.
Helen Amanda Fricker, profesoresha e Institutit të Oqeanografisë në SHBA, tregon se kjo shkëputje e ajsbergut D28 nuk ka ndodhur prej ndryshimeve klimatike, por është pjesë e ciklit normal të shkëputjes së masivëve akullnajorë.
The moment many of us have been waiting for: Amery Ice Shelf’s “Loose Tooth” finally calves an iceberg. Didn’t quite predict this one right back in 2002, only 4 years off! https://t.co/pqw4VeVyH2 Thanks to@NASA_ICE
for the imagery! https://t.co/PxErcwLKPl— Helen Amanda Fricker (@helenafricker) September 30, 2019