Forcat izraelite kanë qëlluar për vdekje një aktiviste amerikane me origjinë turke me një plumb në kokë.
Viktima e identifikuar si Aysenur Ezgi Eygi ishte 26 vjeç dhe ajo mbërriti të martën, raporton Al Jazeera.
Incidenti ndodhi në qytetin Beita, pranë Nablusit në Bregun Perëndimor, gjatë marshimit javor të qytetit kundër vendbanimeve.
Sipas agjencisë palestineze të lajmeve Wafa, aktivistja ishte vullnetar me Lëvizjen Ndërkombëtare të Solidaritetit (ISM) si pjesë e një fushate për të mbrojtur fermerët palestinezë.
Eygi është vullnetarja e tretë i ISM i vrarë nga forcat izraelite në Palestinë. Rachel Corrie u vra në Rafah të Gazës në 2003 dhe Tom Hurndall u vra gjithashtu në Gaza në 2004.
LEXONI GJITHASHTU:
- “Drejtësia do parë e të vihet në vend”, prokurori mbron urdhër-arrestin e Netanyahut
- “Gjenocidi në Gaza, më i pashembullti në histori”, eksperti: U hodh bomba 2000 kg…