English

Një anëtari të gardës i bie të fikët gjatë fjalimit të Papa Françeskut

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Një anëtari të gardës zvicerane i ra të fikët gjatë fjalimit të Papa Françeskut të dielën në Vatikan.

- Advertisement -

Pas një ndërhyrjeje të shpejtë të riun e kanë ndihmuar të ngrihet dhe e kanë nxjerrë jashtë sallës. Siç tha Vatikani për AFP, ai u rrëzua për shkak të presionit të ulët të gjakut.

Momentalisht në Vatikan ka një valë të nxehti, me temperatura që arrijnë deri në 36 gradë Celsius.

Garda Zvicerane është ushtria më e vogël në botë, me 135 anëtarë. Anëtarët e saj duhet të jenë të besimit katolik, shtetas zviceranë, të moshës nga 19 deri në 30 vjeç dhe të paktën 1.45 metra të gjatë.

Gjithashtu, ata duhet të jenë beqarë, edhe pse lejohen të martohen më vonë. Ata marrin përsipër të ruajnë papën për të paktën 26 muaj.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?