English

Një aplikacion për COVID-19, drejtori i kompanisë 1UP shpjegon si funksionon

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Një aplikacion për COVID-19 po krijohet nga një kompani shqiptare e quajtur 1UP për llogari të një shteti evropian.

- Advertisement -

Enjan Gazhga drejtori i kompanisë digjitale 1UP shpjegoi në studion e Ilva Now se si funksionon ky aplikacion i cili mund të përdoret nga kushdo.

“Aplikacioni quhet COVID 0, sepse duhet të shkojmë tek 0 të infektuar. Ka 4 ditë që ka filluar, dedlajni është shumë strikt, kemi tri javë kohë që të japim fazën e parë”, tha ai.

Drejtori i 1UP tha se aplikacioni, që mund të përdoret nga kushdo, është shumë i thjeshtë në përdorim.

“Çdo user mund ta marrë aplikacionin dhe më parë duhet të plotësoj një formular. Emër, mbiemër, numër telefoni, adresë dhe pas kësaj ne japim një rejting nga 0-100 e cila është me ngjyra, nga bluja tek e kuqja.

Në rast se kanë dalë pozitivë, automatikisht shkon tek e kuqja. Kur shkon e kuqe, ne shkojmë tek kontakt-lista dhe gjurmojmë numrat që janë kotaktuar 14 ditët e fundit. Në bazë të pikëve më tej i klasifikojmë njerëzit, e më tej i gjurmojmë në zonat (location) ku jetojnë”, – shpjegoi drejtuesi i projektit.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?