English

Një burrë vrau pesë persona në Las Vegas dhe më pas kreu vetëvrasje

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Policia në Las Vegas ka njoftuar mbrëmjen e sotme se i dyshuari për vrasjen e pesë personave është vetëvrarë duke ikur nga policia.

- Advertisement -

Policia e identifikoi sulmuesin si Eric Adams 47 vjeç, i cili u gjet nga forcat e policisë në një zyrë në Las Vegas, pas së cilës u largua i armatosur me armë në oborrin e një shtëpie private aty pranë.

“Policët e kanë urdhëruar Adamsin të hedhë armën, por ai e injoroi atë dhe kreu vetëvrasje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Adams ishte i dyshuar për vrasjen e katër grave dhe një burri të hënën në Las Vegas të Veriut.

Ai ka plagosur edhe një vajzë 13-vjeçare, e cila është shtruar në spital dhe ndodhet në gjendje të rëndë. Policia nuk tha se cili ishte motivi i vrasjes.

Më parë, Reuters, duke cituar mediat lokale, raportoi se policia kishte arrestuar Adams.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Donald Trump prezantoi kriptomonedhën duke rritur frikshëm pasurinë brenda natës! Çfarë mendoni për lëvizjen e tij?