English

Një muaj nga “Katar 2022”, mungojnë tifozët, organizatorët japin bileta falas

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kur ka mbetur një muaj nga nisja, emocionet për Kupën e Botës kanë nisur të akumulohen. Kampionati do të jetë një event unik në historinë e futbollit në shumë aspekte.

- Advertisement -

Pavarësisht kësaj, ekzistojnë shqetësime lidhur me mbushjen e stadiumeve të mëdha nisur nga shitja e paktë e biletave për takimin hapës. Një përfaqësues i tifozëve belgë deklaroi se grupit të tij i ishin ofruar bileta falas.

“Ishte Komiteti Organizativ i Kupës së Botës që kontaktoi disa tifozë duke iu ofruar t’u paguante fluturimin, hotelin dhe biletën për ndeshjen e parë. Ky është rasti i Belgjikës, por besoj edhe i vendeve të tjera”, tha Pierre Cornez, zëdhënës i Sindikatës së Futbollit Belg.

Turneu është përfshirë nga kontradiktat që kur FIFA shpalli Katarin si vendin fitues. Gjithashtu ka pasur zëra për shfrytëzim të punëtorëve në punë dhe për jetesën e tyre në kushte të rënda.

Organizatorët deklarojnë se kanë marrë masa për të adresuar këto probleme, por protestat vazhdojnë. Në Francë, për shembull, disa qytete nuk do t’i transmetojnë ndeshjet në sheshe.

LEXONI GJITHASHTU

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?