English

Një nga ikonat e televizionit, shuhet gazetarja e njohur amerikane

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Barbara Walters, gazetarja pioniere televizive, aftësitë e të cilës intervistuese e bënë atë një nga figurat më të spikatura në televizionet amerikane, ka vdekur në moshën 93-vjeçare.

- Advertisement -

Lajmi u konfirmua për CNN nga zëdhënësi i saj.

“Barbara Walters ndërroi jetë paqësisht në shtëpinë e saj e rrethuar nga të dashurit. Ajo jetoi jetën e saj pa asnjë keqardhje. Ajo ishte një pioniere jo vetëm për gazetaret femra, por për të gjitha gratë”, tha zëdhënësja, Cindi Berger.

Ëalters filloi karrierën e saj të transmetimit kombëtar në vitin 1961 si reportere, shkrimtare dhe anëtare e panelit për emisionin “Sot” të NBC-së, përpara se të promovohej dhe të bëhej spikerja e parë femër në një program lajmesh në mbrëmje në ABC.

Në këtë televizion, Walters lansoi dhe programet “The Barbara Ëalters Specials” dhe “10 Most Fascinating People”, përpara se të bëhej bashkë-prezantuese dhe korrespondente për ABC Neës në 1984. Gjatë rrugës, ajo intervistoi çdo president të SHBA-ve dhe personalitete të rëndësishëm nga e gjithë bota.

LEXO GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Euro 2024| A mendoni se Shqipëria do të mund ta kalojë grupin e “ferrit” në kampionatin Evropian?