English

Një polic i vrarë dhe dy të plagosur nga të shtënat në Dallas

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Një oficer policie në Dallas u vra dhe dy të tjerë u plagosën në një të shtëna të enjten mbrëma, ndërsa i armatosuri i dyshuar u vra pas një ndjekjeje me këmbë, tha zëdhënësja e Departamentit të Policisë së Dallasit, Christine Lowman.

- Advertisement -

Ajo shtoi se një polic i plagosur është në gjendje të rëndë, ndërsa tjetri është në gjendje të qëndrueshme, raporton CBS News.

Pas shkëmbimit të zjarrit me tre policë, sulmuesi është larguar me vrap, pas së cilës filloi ndjekja e policisë dhe u kap rreth 60 kilometra larg vendit të krimit.

Sipas raportimeve, i dyshuari më pas doli nga vetura me një “armë të gjatë” dhe më pas oficerët hapën zjarr ndaj tij, duke e vrarë atë.

“Administrata jonë është në zi. Kemi policë të plagosur që janë në spital dhe kemi humbur një. Ne kërkojmë që të mendoni dhe të luteni për ne”, tha Lowman në një konferencë për shtyp.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?