English

Një puma albine lind në Nikaragua, një nga katër në botë 

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Sot, në kopshtin zoologjik “Tomas Belt” në Nikaraguan qendrore lindi puma e parë albine në atë vend të Amerikës Qendrore.

- Advertisement -

Sipas vlerësimeve të veterinerit të kopshtit zoologjik Carlos Molina, është një nga katër pumat albinë të tilla në botë, raporton Reuters.

Edhe pse këlyshi është i shëndetshëm dhe ushqehet mirë, Molina paralajmëron se është ende herët për të folur sepse pumat albine kanë nevojë për shumë kujdes, ndër të tjera, edhe sepse janë të ndjeshme ndaj rrezeve të diellit.

Këlyshi dhe vëllai i tij mbahen në një kafaz të mbyllur në mënyrë që nëna të mos jetë e stresuar dhe të mos përzihen aromat e njerëzve me aromat e të porsalindurve, gjë që mund ta shtyjë atë t’i sulmojë.

Partneri i saj ndodhet në një zonë të rrethuar veçmas, sepse dihet që pumat meshkuj i vrasin këlyshët e tyre.

Kopshti zoologjik planifikon të prezantojë pumat me publikun e gjerë kur të jenë tre vjeç.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?