English

Një qen shtëpie vihet në karantinë, rezultoi me coronavirus

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Një qen në Hong Kong ka dalë me prani coronavirusi, edhe pse nuk kishte asnjë simptomë, ndaj mjekët e kanë futur në karantinë.

- Advertisement -

Pasi i bënë analizat e pështymës dhe mukusit të hundës, qeni rezultoi se kishte prani të lehtë të virusit.

Analiza iu bë rastësisht, pasi qeni nuk kishte shfaqur asnjë nga simptomat.

Ende nuk dihet nëse virusi mund të kalohet nga njerëzit te qentë.

Autoritetet në Hong Kong thonë se mbetet ende për të zbuluar nëse e ka pasur në formë infeksioni, apo thjesht e ka marrë si virus nga mjedisi.

Qeni do të mbahet në karantinë për dy javë.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka shkruar në faqen zyrtare se deri tani nuk ka asnjë provë që virusi mund të kalohet te kafshët shtëpiake.

Në Hong janë verifikuar 93 raste me coronavirus deri tani, dhe dy prej tyre kanë humbur jetën.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?