English

Një shqiptar në librin Guinness, profesori i matematikës që synon të thyejë rekorde

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Në këtë tavolinë janë të vendosura 23 fanella të cilat do t’i veshë profesori i matematikës Agim Agushi.

- Advertisement -

Xhonglieri do duhet t’i zhveshë ato ndërkohë që mban topin me kokë.

Qëllim ka thyerjen e rekordit të Guinness-it, i cili deri më tani mbahet nga amerikani Abraham Munoz me 22 fanella të zhveshura duke xhongluar topin në këtë mënyrë.

Agushi arriti me sukses të vendos rekord të ri te cilin thotë se ia kushton babait të tij.

Ai tregon se nuk ishte aspak e lehtë.

Në mbështetje të tij erdhi edhe drejtori për Drejtorinë e Sportit në Komunën e Prishtinës, Granit Rugova.

Pamjet e këtij rekordi do të dërgohen në Londër, ku do të vërtetohet rekordi i radhës i Guinness për profesorin e Matematikës.

Ndjekja e rregullave të vendosura e bën agimin besimplotë se mund t’ia dalë të jetë pjesë e librit Guinness.

Agim Agushi synon që vitin e ardhshëm të thyejë edhe rekorde të tjera. 

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?