English

Shqipëria goditet nga një tërmet me magnitudë 4.9, epiqendra në Fushë-Krujë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Shqipëria është goditur nga një tërmet me magnitudë 4.9 i shkallës rihter rreth orës 21:15. Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit bën të ditur se epiqendra ka qenë në fshatin Bubq në Fushë-Krujë.

- Advertisement -

Goditja kishte thellësi 7 km, ndërkohë që lëkundjet janë ndjerë në Durrës, Tiranë dhe në qytet të tjera duke rikthyer frikën e tërmetit të fortë të 26 nëntorit.

Kjo ka bërë që shumë qytetarë të lënë banesat dhe të dalin në rrugë. Në autostradën Tiranë-Elbasan është rritur prania e automjeteve. Shumë prej makinave janë pozicionuar në krah të autostradës.

Sipas IGJEUM, tërmeti është pas goditje e tërmetit të nëntorit ndërsa deri tani nuk raportohet për dëme.

Sizmiologu, Edmond Bushi duke folur për Euronews Albania, u shpreh se, aktiviteti sizmik në vendin tonë është i shtuar dhe ka dy zona aktive në Durrës dhe Korçë.

I pyetur nëse Shqipëria rrezikohet nga parashikimi se Turqia mund të goditet nga një tërmet i fuqishëm prej 7.5 magnitudë, z. Bushi mohoi një fakt të tillë.

“Nuk ka ndikim tërmeti në Turqi, këto hipoteza nuk janë të mirëfillta nuk janë të verifikuara, distanca është e konsiderueshme dhe energjia ka veti që shuhet me distancën”, u shpreh sizmiologu.

Tërmeti i 26 nëntorit që kishte si epiqendër Durrësin, shkaktoi 51 viktima dhe dëme të konsiderueshme materiale.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?