English

Një tjetër rast me COVID-19 mban mbyllur shkollat e qytetit gjerman

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

COVID-19, coronavirusi me origjinë nga Kina, po vazhdon të përhapet në Gjermani.

- Advertisement -

Një pacient në shtetin e Nortrine Vestfalias është dërguar në gjendje të rëndë shëndetësore në spital, me simptoma të forta pneumonie këtë të hënë.

Ministria e Shëndetësisë së Duseldorfit konfirmoi të martën në mbrëmje se bëhej fjalë për një tjetër rast COVID-19.

Pacienti sapo kishte udhëtuar në Itali, ku numri i të infektuarve është rritur shumë kohët e fundit.

Bashkëshortja  tij gjithashtu ka shfaqur shenja të sëmundjes, dhe ka nisur të marrë trajtim nga mjekët specialistë.

Të infektuarit e parë në Gjermani u shfaqën para disa javësh, në rajonin e Bavarisë.

“Nuk e përjashtojmë mundësinë që të ketë dhe raste të tjera në vend, po sistemi ynë i shëndetësisë është i përgatitur për sëmundje të tilla”, tha Karl-Josef Lauman, Ministri i Shëndetësisë për North Rhine-Uestfalian.

Ndërkohë, shkollat vazhdojnë të mbahen të mbyllura në qytetin e Hajnsbergut, ku është verifikuar rasti.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?