English

Një vit nga përmbytjet në Belgjikë, banorët ende të tronditur

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ende kërkojnë paqe dhe qetësi edhe pse ka kaluar një vit. Komunitetet e traumatizuara në lindje të Belgjikës luftojnë për t’u rikuperuar nga plagët e përmbytjeve që lanë mbi 35 të vdekur.

- Advertisement -

Në qytetin Chenee, një banore, e cila kërkon të mbetet anonime, po lufton për të rindërtuar shtëpinë e saj, një vit nga tragjedia.

 “Ka probleme me kompanitë e sigurimit. Disa njerëz u detyruan të nënshkruanin marrëveshje për asgjë. Unë nuk e dua këtë. Unë humba gjithçka, humba një pjesë të jetës sime. Nuk kam kërkuar asgjë dhe shpresoj që sigurimet ta marrin parasysh këtë,” – u shpreh ajo.

Të kthesh faqe, për këta njerëz nuk është aspak e lehtë. Në vend ka mungesë krahu pune dhe rritje të çmimeve.

 “Ka shumë probleme që po nda dalin përpara. Nuk duhet të harrojmë se po dalim nga pandemia, se kemi pasur përmbytje dhe kemi luftën në Ukrainë. Këta faktorë po u kushtojnë shumë para komunave. Çmimet e materialeve bazë janë rritur,” – deklaroi Charlotte Depierreux, kryetare OJQ-je.

Rrugë të shkatërruara, ura dhe shtëpi të mbuluara nga uji shihen kudo. Në qytetin Trooz, mijëra banorë u prekën nga përmbytjet dhe shumë prej tyre po largohen. Më tej në lindje, në Pepinster, ku 7 persona humbën jetën vitin e kaluar, 500 banorë janë larguar. Një pjesë e qendrës së qytetit u shkatërrua, rindërtimi i të cilës kushton miliona euro.

“Ne kemi punuar ngushtë me qeverinë për të parandaluar përmbytje të tjera, që mund të ndodhin sërish si pasojë e ndryshimeve të klimës. Kemi zgjatur shtratin e lumit Vesre dhe kemi krijuar hapësira për depërtimin e ujit, në mënyrë që të mbrohemi nga impakti i tij kur fryhet,” – deklaroi kryebashkiaku Philippe Godin.

Një vit më vonë, përmbytjet ende përndjekin qytetet belge, që po mundohen të mbrohen nga katastrofa të ardhshme. Për banorët, kjo është një plagë e thellë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Altin Dumani paraqiti raportin e Prokurorisë së Posaçme, si e vlerësoni punën e SPAK për vitin 2023?
×