English

Një vit pa humbje, Liverpool ka grumbulluar 101 pikë për 12 muaj

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Tre janar 2019, ishte hera e fundit që Liverpool pësonte një humbje në Premier League.

- Advertisement -

Nga ajo kohë, The Reds kanë luajtur 37 ndeshje në kampionatin anglez duke arritur 32 fitore dhe 5 barazime me një total prej 101 pikësh të grumbulluara.

Fitorja 2-0 përballë Sheffield United ishte qershia mbi tortë e një viti fantastik për skuadrën e drejtuar nga Jurgen Klopp.

Formacioni i drejtuar nga Klopp ka bërë ligjin përballë çdo kundërshtari në kampionatin anglez dhe tashmë sfidën më të madhe e ka me veten. Me një diference prej 13 pikësh nga vendi i dytë, titullin kampion mund ta humbasin vetëm ata pasi rivalet duken shumë larg.

Vitin e shkuar, Liverpool e nisi vitin e ri me 7 pikë diferencë nga vendi i dytë por në fund nuk arriti që të shpallej kampion edhe pse grumbulloi plot 97 pikë.

Manchester City mori një pikë më shumë dhe aq mjaftoi që titulli të kalonte nga Liverpooli në Manchester.

Ne vitin 1990 ishte hera e fundit që Liverpool arriti të shpallej kampion në Premier League dhe me sa duket ky do të jetë vërtetë viti i tyre.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Altin Dumani paraqiti raportin e Prokurorisë së Posaçme, si e vlerësoni punën e SPAK për vitin 2023?
×