English

Njerëz plot, tregu i perimeve bosh në Sarandë, ankohen tregtarët

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Edhe qyteti i Sarandës është i populluar nga vizitorët, ne tregje mungojnë blerësit. Të huajt janë shpresa e vetme e shitësve.

- Advertisement -

Kjo është përditshmëria e një tregtari të fruta perimeve në Sarandë.

Tavolinat janë thuajse bosh. Mungesa e fuqisë blerëse, I ka detyruar tregtarët të pakësojnë furnizmet.

“E kemi Sarandën plotë me njerëz nuk ke ku të hedhesh kokrrën e mollës. Vajti ora 11 pa 25, ku është puna, njerëzit ku janë? Është piku i ditës, është piku i punës, është kulmi i sezoni”- tha tregtarja.

Të themi shumë njerëz, shumë e për lum”- shtoi ajo.

Kultura e ndryshme e të berit Pazar, ka ndikuar që të huajt, të preferojnë të shkojnë në supermarkete. Tregtarët, të detyruar po vendosin të njëjtat çmime, por prapë pa rezultat.

“Puna nis në mëngjes me kontrollin e çmimeve, ne i vendosim çmimet në bazë të supermarketeve edhe supermarketet i kanë njësoj si ne. Vijnë pushuesit për diçka që nuk e gjejnë aty dhe e plotësojnë këtu te ne

“Minus, në qoftë se vjet ishim minus ketë vit jemi bërë me tre minuse. Minus nga supermarketet , minus nga shumica e minus nga fakti qe s ka njerëz.”- shprehen ato.

Të huajt janë shpresa e vetme e tregtarëve. Sezoni turistik është koha e artë që ata të mund të sigurojnë sapo pak të ardhura.

“Nuk ka shqiptar nuk po shikoj shumë shqiptar, ndërsa vendasit e kanë gjetur te tregu i shumicës, sarandiotët janë larguar me kohë nga ne. Shkojnë e gjejnë tregun e shumicës, aty ku merret malli.

Kur shkon tregu e merr lartë e jep me 100 në mëngjes pataten aty nga dreka bie ne 80-70 lekë, kur shkon një popull i lirë”

Të vënë para një zgjedhjeje, nëse duhet të vazhdojnë këtë punë apo të gjejnë rruge të tjera alternative, duket se kanë ardhur në një përgjigje.

“Me  këtë pyetje me mbushen sytë me lot, ne sfiduam pandeminë, sfiduam mungesën e njerëzve, tani do e shtrydhim trurin fortë për një model të ri pune”- shprehen më tej ata.

LEXONI GJITHASHTU: 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?